Shefi i lartë i policisë së Polonisë është lënduar pasi një dhuratë e dhënë nga zyrtarët ukrainas shpërtheu në selinë e tij. Jarosław Szymczyk pësoi lëndime të lehta të mërkurën pasi hapi dhuratën në zyrat e tij në Varshavë. Mediat e huaja shkruajnë se, nuk është e qartë se cili ishte objekti, por raportet lokale raportuan se ishte një granatëhedhës. Oficerit iu dha dhurata në një vizitë të fundit në Ukrainë.
Polonia ka kërkuar një shpjegim, por Kievi nuk ka bërë ende një deklaratë publike për incidentin. Shpërthimi ndodhi në një dhomë pranë zyrës së komandantit të përgjithshëm në orën 07:50 (06:50 GMT) të mërkurën. I plagosur mbeti gjithashtu edhe një punonjës civil në shtabin, por nuk kishte nevojë për trajtim spitalor, tha ministria e brendshme e Polonisë.
Incidenti vjen një muaj pasi një sulm raketor gjatë një sulmi nga Rusia në Ukrainë vrau dy persona në Poloni afër kufirit ukrainas. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se raketa ka shumë të ngjarë të ishte mbrojtja ajrore ukrainase, por fajin për vdekjet e kishte Rusia për shkak të sulmit të saj në Ukrainë. Presidenti polak Andrzej Duda tha në atë kohë se vdekjet dukej të ishin një “aksident i pafat”.