Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, kishte arsye të ishte i gëzuar, pasi arriti në finale të Kupës së Botës për të dytën herë radhazi.
Pas ndeshjes me Marokun, në konferencën për shtyp u fol për Karim Benzema, futbollisti më i mirë i planetit, i cili nuk ndodhej në Katar për shkak të një dëmtimi, por Deschamps nuk e hoqi nga lista, kështu që ka zëra se ai mund të vijë në ndeshjen finale.
Të lidhura
None found
Nuk mund të bëhej pa pyetur për Karimin, gjë që mesa duket nuk i ka pëlqyer Deschamps-it, i cili ka reaguar ashpër kur mori pyetjen e gazetarit.
“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Pyetja tjetër, u përgjigj ai me shpejtësi. /G.D albeu.com/
