Ndahet nga jeta ish-ministri shqiptar

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-ministri shqiptar Ylli Çabiri, i cili ka qenë pjesë e kabinetit të Vilson Ahmetajt.

Pasi u largua nga politika Çabiri iu përkushtua kërkimit dhe drejtimit shkencor.

Ka qenë nipi i tiji i cili ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Çabirit

Por kush është Doktor Ylli Çabiri?

Ylli Çabiri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Francë në universitetin “Paris XI”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga universiteti francez për studimin e tij të doktoraturës mi Çeliqet Shqiptare. Deri në vitin 1988 la punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.

Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy qeveri; Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Z. Ylli Bufi dhe Qeverinë Teknike të drejtuar nga Z. Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Vlerësimit të Financimeve të Bashkimit Europian në shtete të ndryshme të Ballkanit, Këshilltar Politikash i Ambasadori të OKB në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, (HDPC) në Tiranë.

Ka drejtuar studime të ndryshme thuajse në çdo fushë, si në atë të qeverisjes, koordinimit të ndihmës së huaj, dencentralizimit të pushtetit, ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, formimit profesional, etj. Ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët e pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në vendet e Ballkanit me kontratat konsulence afat-shkurtra. Ekspert drejtues i Raporteve të Zhvillimit Njerëzor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qenë anëtar i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, i përzgjedhur nga stafi i Presidentit Obama.

Doktorri i Shkencave Ylli Çabiri ka marrë titullin “Honoris Causa” i Universitetit të Elbasanit dhe është anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Tituj dhe vleresime te tjera qe i jane atribuar Dr.Ylli Cabirit jane:

Qytetar Nderi i Beratit – (tetor 2013)

Urdhër i Punës i Klasit III-të (Nr. 7146, date 17.8.1987)

Medalje për shërbime të shquara (Nr. 7117, date 6.4.1987)

Medalje Pune (Nr. 4446, date 10.10.1968)

 


Shtuar 12.12.2022 21:59