Talenti 21-vjeçar i sulmit portugez, Gonçalo Ramos kaloi një Botëror fantastik në Katar, edhe pse Portugalia e tij u eleminua shumë më herët seç pritej nga ky kompeticion.
Me 3 gola në 4 paraqitje, në Kupën e Botës dhe një formë fantastike të shfaqur te skuadra e Benfica-s, Ramos tashmë është nën “radarët” e Manchester United dhe pritet që të bëjë një ofertë që në merkaton e janarit, për 21-vjeçarin.
Megjithatë, Presidenti i Benfica-s, Rui Costa ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë lojtar të largohet nga klubi, nëse nuk plotësohen të gjitha klauzolat e blerjes, deklaratë e cila “mbulon” dhe transferimin e mundshëm të Ramos, te “djajtë e kuq”. / h.ll/albeu.com