Kjo është arsyeja pse shtojmë peshë në dimër

Njerëzit shpesh fajësojnë sezonin e festave për shtimin në peshë gjatë dimrit. Deri diku kanë të drejtë, por sipas studimeve, nuk janë vetëm ushqimet para dhe pas Krishtlindjeve që na shëndoshin. Ka dhe shumë arsye të tjera të cilat do t’i zbuloni duke lexuar më poshtë!

Përmirësohet metabolizmi

Në dimër, metabolizmi ynë përmirësohet dukshëm: trupi përpiqet të djegë më shumë energji për të stabilizuar temperaturën e tij dhe të qëndrojë i ngrohtë. Dhe kjo do të thotë se kemi nevojë për më shumë ushqim për këto shtesa energjie.

Qelizat ruajnë më shumë yndyrë

Një studim zbuloi se qelizat yndyrore reagojnë pozitivisht ndaj rrezeve të diellit. Qelizat që janë më afër lëkurës, kur ekspozohen në diell, bëhen më të vogla dhe kështu ruajnë më pak yndyrë. Pra, nga ana tjetër, mungesa e rrezeve të diellit mund të rrisë aftësinë e qelizave për të ruajtur yndyrën, gjë që ndikon në shtimin në peshë.

Ne përgatitemi për “letargjinë”

Njerëzit ngjasojnë më shumë sesa mendojmë, me arinjtë. Të dy përpiqen të flenë gjatë muajve të ftohtë. Shkenca thotë që me të ftohtit fillojnë instinktet tona primitive dhe ne në mënyrë të pavetëdijshme përpiqemi të grumbullojmë kalori, ashtu si arinjtë kur përgatiten për letargji.

Ndjemë më shumë ngrohtësi duke ngrënë

Ngrënia është një mënyrë për të rritur temperaturën e trupit tonë dhe kështu që kur të ftohti godet, ka të ngjarë të kërkojmë ushqim. Kur trupi ynë po metabolizon diçka, ajo gjeneron nxehtësi në mënyrë natyrale, kështu që ne dëshirojmë më shumë ushqim për të na ngrohur.

Bëhemi më të përgjumur

Mungesa e dritës së diellit në dimër, ndikon në hormonet tona. Gjëndrat tona pineale i përgjigjen mungesës së rrezeve të diellit duke prodhuar më shumë melatoninë, përgjegjëse për ciklin tonë të gjumit-zgjimit. Pra, ne priremi të ndjehemi më të përgjumur, ndërsa nivelet më të larta të melatoninës mund të na rrisin oreksin. Në thelb, ne e shohim veten duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur më pak gjatë muajve të ftohtë.

Ushtrohemi më pak

Me gjithçka që lexuat më lart, është e vetëkuptueshme që ne jemi shumë më pak të motivuar për të shkuar në palestër në dimër. Moti i zymtë dhe ditët e shkurtra na dekurajojnë për të dalë jashtë dhe për t’u marrë aktivitetet tona të zakonshme. Pra, mënyra e jetesës në dimër, mund të ndikojë me të vërtetë në shtimin e peshës.

 


Shtuar 3.12.2022 08:37