Sipas burimeve të Gazetës Lajm, nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari nesër shpall kandidaturën e tij për kryetar të partisë.
Sipas këtij burimi, strukturat partiake tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për mbështetjen e kandidimit të tij, ndërsa Taravari gëzon përkrahjen e të gjitha degëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe të eksponentëve të lartë të partisë, konfirmojnë për Lajm nga ASH.
Të lidhura
None found
Taravari dhe deri në këtë moment është kandidati i vetëm për këtë pozitë.
Kujtojmë se Kongresi i Aleancës për Shqiptarët është caktuar të mbahet më 17 dhjetor dhe vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit Ziadin Sela.
Ndryshe, kandidati për në krye të ASH-së, Arben Taravari bashkë me Ziadin Selën formuan Lëvizjen për Reforma PDSH që më pas u emërua në Aleanca për Shqiptarët. Ai përveç ushtrimit të funksionit të sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së për një kohë ishte edhe nënkryetar i kësaj partie, dhe vlen si një nga figurat më me autoritet dhe ndikim në këtë parti si dhe bashkpuntor i ngushte i ish-kryetarit Ziadin Sela./ina
