Është kthyer në qeli 48-vjeçari Klement Ndina i cili dhunoi me mjete të forta Kostandin Xhallon. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 29 tetor më qendër të Përmetit.
Gjykata e Apelit në Gjirokastër, ka hedhur poshtë masën e dhënë nga gjyqtarja e gjykatës së faktit Përmet , Yrvete Skreli e cila në seancën e gjyqësore të 31 tetorit vendosi masën arrest në shtëpi.
Nga ana e tij gjyqtari Arben Dosti e ka quajtur të paligjshëm, duke dhënë masën “arrest në burg”. Ndër të tjera në qeli rikthehet edhe Gjergji Bojo.