Po festonte skualifikmin e ekipit kombëtar nga Kupa e Botës, forcat e sigurisë vrasin iranianin

Një iranian raportohet të jetë vrarë nga forcat e sigurisë në Iranin verior, teksa protestuesit antiqeveritarë festuan publikisht eliminimin e ekipit kombëtar të futbollit nga Kupa e Botës.

Aktivistët thanë se Mehran Samak u qëllua në kokë pasi po i binte borisë së makinës së tij, në Bandar Anzali të martën mbrëma.

Shumë iranianë refuzuan të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në Katar, duke e parë atë si një përfaqësi të Republikës Islamike.

Mediat e lidhura me shtetin fajësuan forcat armiqësore brenda dhe jashtë Iranit për presion të padrejtë ndaj lojtarëve pas humbjes së tyre 1-0 ndaj SHBA-së në ndeshjen e fundit të grupit.

Lojtarët nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre të parë, një humbje 6-2 nga Anglia, në një shprehje të dukshme solidariteti me protestuesit.

Por ata kënduan në ndeshjen e Uellsit, të cilën e fituan 2-0, dhe në përballjen e ngarkuar politikisht kundër SHBA-së.

Disa protestues e panë këtë si një tradhti ndaj kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se ekipi ishte nën presion të fortë nga autoritetet iraniane./albeu.com


Shtuar 30.11.2022 18:05

Tags: ,