Australia “shtang” globin dhe “nis” Danimarkën për “shtëpi” (VIDEO)

“Katar 2022” përfundimisht mund të quhet “Botërori i surprizave”. Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit D është zbuluar dhe një ekip tjetër, i cili do të kalojë në fazën e 1/16 dhe është pikërisht Australia. “Oqeanikët” arritën të mundnin Danimarkën me rezultatin minimal 1-0, duke hipotekuar kështu vendin e dytë në grup.

Siç pritej ndeshja nisi me dominimin e danezëve me Maehle, Braithwait e Skov Olsen, të cilët goditën portën australiane, por pa mundur të shënonin.

Gjatë gjithë ndeshjes Danimarka ishte në sulm dhe të gjithë mendonin se rezultatit do të ishte në favor të “nordikëve”, por në minutën e 60’, një pasim i bukur në zonë nga McGree gjen të “zbuluar” sulmuesin Leckie, i cili me një goditje ultazi, në cepin e djathtë të portës nuk di të gabojë, duke çuar në delir tifozët australianë.

Australia tashmë është pozicionuar në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Franca e vendit të parë, por me më pak gola të shënuar. “Oqeanikët” do të përballen në raundin tjetër me vendin e parë të grupit C, i cili do të përcakohet mbrëmjen e sotme, nga sfidat Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudit-Meksikë. /h.ll/albeu.com

SHIKONI GOLIN


Shtuar 30.11.2022 18:03