Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin (Moselle) .
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa rrethanat mbi të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Vajza ishte studente e klasës në Kolegjin Jean-Bauchez, ndërkohë mbi ngjarjen kanë reaguar zyrtarë lokalë dhe persona që e njihnin adoleshenten.
Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se vajza ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.
Ndërkohë që trupa pedagogjike u shpreh se vajza mund të cilësohej si një fëmijë të fortë dhe dinamik.
Në rrjetet sociale disa prindër kanë rrëfyer se sa e vështirë ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre, të cilën e vlerësonin shumë.
“Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një studenti pasditen e djeshme, një ditë pas tragjedisë.