Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës po mbajnë sot një seancë të përbashkët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbajtur sot mesazhin e saj.
“Kryepalramentari i Kosovës Konjufca, kryeministri Rama, kryeministri Kurti, deputetë e përfaqësues të medias. Mirëseerdhet në mbledhjen e parë të Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës. Jam e lumtur që jemi sot bashkë parlamentarë të Kosovës e Shqipërisë për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes nesh.
Një komb një qendrim. E para herë, kur Kuvendet tona mblidhen në një seancë solemne e festive. U bë Shqipëria e Kosova shqiptarët këndej e andej kufirit pjesë e civilizimit që i përkasin.
Dy shtete demokratike e të respektuara. Ajo ccka ndodhi më 28 nëntor, guri i themelit mbi të cilën do të ndërtohej e ardhmja.
Mënyra e të menduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë nën dritën e ngjarjeve dhe situatave të reja gjeopolitike.
Në dekada kemi qenë të ndarë me mur por në qendër të vajeve tona kemi pasur në qendër njëri tjetrin.
Do jemi dy entitete politike brenda BE. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes vete dhe me rajonin.
Gëzuar ditën e flamuri! Gëzuar Shqipëri! Gëzuar Kosovë! “, tha Nikolla.