Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar së fundmi për garën e kreut të ardhshëm të SPAK.
Ajo shprehet se është thelbësore që kreu i ardhshëm i Prokurorisë Speciale të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë e i vendosur për të intesifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Postimi i Yuri Kim:
Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që kreu i ardhshëm i Prokurorisë Speciale të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë e i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, ashtu si reforma në drejtësi duhet t’i shërbejë të ardhmes së Shqipërisë./albeu.com