Sulm me raketa në Kherson, raportohet për viktima dhe të plagosur

Forcat ukrainase kanë raportuar për një tjetër sulm me raketa ditën e sotme në Kherson, sipas të dhënave nga policia në rajonin Kherson.

Shpërthimet e para u raportuan rreth orës 11:00. Bombat ruse goditën infrastrukturën civile.

“Janë dëgjuar sërish sulme në Kherson, dhe sërish në infrastrukturën civile. Ka civilë të plagosur dhe viktima,” tha nënkryetari i këshillit rajonal, Yuriy Sobolevsky, në një mesazh në Facebook.


Shtuar 21.11.2022 16:22