Gjykata e Durrësit nga 14 të ndaluarit ka vendosur lirimin nga burgu të 5 të akuzuarve, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Operacioni i organizua me bujë të madhe për shkak të kapjes së vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilët akuzohen si vrasës me pagesë.
Një person tjetër ishte liruar një javë më parë nga gjykata e Apelit në Durrës, duke e çuar numrin e të liruarve në 6. Ndërkohë vëllezërit Beqiraj mbeten në burg.
Rrëmbimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës në fillim të tetorit 2022 zbuloi një varg krimesh duke çuar në pranga 15 persona në kuadër të operacionit “Porositësi” që u ndërmor më 4 tetor 2022.
Të arrestuarit u akuzuan si pjesë e një rrjeti kriminal të akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës. Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Një tjetër krim i zbardhur është edhe masakra në rrugën “Don Bosko” Tirane, ku sipas policisë është vrarë personi i gabuar
Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi” ishin:
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pëllumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami.