Rreth 15 persona janë qëlluar për vdekje në Iran, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një djalë nëntë vjeçar, ndërsa vendi përjetoi një nga netët më përgjakura të protestave gjatë nëntë javëve të fundit.
Në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2019, agjencitë shtetërore të lajmeve fajësuan terroristët për vrasjen e 7 personave në një qendër tregtare në Izeh Khuzesta.
Megjithatë, protestuesit thanë se anëtarët e forcës së milicisë Basij vrapuan duke vrarë ndër të tjera një djalë nëntë vjeçar i ulur në makinë me babanë e tij. Sipas agjencisë së lajmeve, dy patrulla vullnetarësh të Basij ishin mes të vdekurve dhe 10 u plagosën.
Pesë persona të tjerë u vranë në zonën e Isfahanit, përfshirë forcat e sigurisë, në një tjetër sulm, duke çuar numrin e viktimave në 15.
Numri i përgjithshëm i viktimave gjatë protestave të fundit ka shkuar në 348, sipas Harana, një agjenci për të drejtat e njeriut.
Videot e postuara në mediat sociale treguan dyqane të mbyllura në Pazarin e Madh të Teheranit ndërsa protestuesit brohorisnin duke mbajtur në dorë slogane anti-qeveritare.