Tronditet futbolli francez, arbitri kryesor pëson goditje në tru dhe ndahet nga jeta

Futbolli francez është tronditur nga lajmi për vdekjen e gjyqtarit kryesor Johan Hamel, i cili pësoi një goditje në tru gjatë stërvitjes.

Futbolli francez është në zi që nga mëngjesi i së mërkurës për ndarjen nga jeta të gjyqtarit 42-vjeçar të Ligue 1. Arbitri në fuqi i ligës franceze ka ndërruar jetë papritur, pasi ka pësuar një goditje në tru gjatë stërvitjes, siç raporton “Equipe”.

Hamel ishte një nga gjyqtarët më aktivë në ligës franceze të këtij viti, duke gjykuar ndeshjen e tij të fundit më 6 nëntor Lille-Renne. Ai në fakt ishte edhe në krye të VAR në ndeshjen e PSG-së kundër Auxerre fundjavën e kaluar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2022 12:50