Rama: Do ta çojmë në 100% rritjen e pagave për mjekët

Ditën e sotme gjatë përurimit të spitalit të ri të infektivit në QSUT, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të rrisë rrogat për mjekët.

Rama u shpreh se gjatë këtij mandati ai do t’ i rrisë ato deri në 100%.

“Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë… ta s’postojmë fondin,” tha kryeministri Edi Rama./albeu.com


Shtuar 16.11.2022 12:57

koment