Mbetjet e një rakete kineze jashtë kontrollit kanë rënë në Oqeanin Indian, vetëm në perëndim të Maldiveve, ka njoftuar sot agjencia hapësinore e Kinës.
Sipas të dhënave, pjesë të raketës hynë në atmosferë të dielën në rreth orës 02:24. Komanda Hapësinore e SHBA.-së përmes një deklarate konfirmoi se raketa Long March-5b kishte rënë pranë Gadishullit Arabik, pa saktësuar nëse mbetjet ranë në ujë apo tokë.
Prej disa ditësh shumë vende të botës kaluan në gjendje gatishmërie, pasi trajektorja e pasaktë e raketës mund të godiste dhe zona të qytetëruara. Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.
Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.