Degradon sherri në familje: 39 vjeçari dhunon dy vëllezërit

Policia e Tiranës ka ka arrestuar një 39 vjeçar pasi ka qëlluar me sende të forta vëllezërit e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit S. S., 39 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta dy vëllëzerit e tij”, njofton policia.

Gjithashtu janë arrestuar:

K. Gj., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

R.N., 25 vjeç dhe Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

•Më datë 08.05.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin G. Xh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

•Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.05.2021 11:52