Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ersekë. I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksimit, si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com