Kërkesat e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për azil në ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian janë vazhdimisht në rritje. Gjatë vitit 2021, 5,345 qytetarë aplikuan në një nga shtetet e BE-së, katër mijë aplikues më shumë se një vit më herët. Sipas Eurostat, vendet ku qytetarët tanë më së shpeshti kërkojnë azil janë Gjermania dhe Franca.
Numri i azilkërkuesve në BE për katër vitet e fundit
2021- 5,345 kërkesa
2020 – 1,360 kërkesa
2019 – 4,230 kërkesa
2018 – 4,885 kërkesa
Përveç qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Gjermaninë si destinacion e zgjedhin shumica e azilkërkuesve në përgjithësi. Ky shtet kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve. Pjesa më e madhe prej tyre punojnë në sektorët e shërbimeve, mjekësisë, kujdesit dhe ngjashëm.
Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se në mundësinë e parë, do të largoheshin nga Maqedonia e Veriut. Sipas tyre, këtu nuk ka kushte normale për jetesë.
Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon pas Shqipërisë sipas kërkesave për azil./Alsat.mk