Protesta e emigrantëve shqiptarë në Londër, flet doktori: S’jemi kriminelë, por profesionistë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, emigratët shqiptar në Angli kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër komenteve të qeverisë e cila i cilësoi ata si kriminelë.

Të pranishëm në protestë është edhe një prej mjekëve, i cili është shprehur se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë.

“Është protest që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi cdo ditë të cojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.


Shtuar 12.11.2022 14:10