Inter dëshiron Crespon për sezonin e ardhshëm, Marotta fillon punën

Në fund të sezonit, kontrata e Roberto Galiardinit do të skadojë me zikaltërit.

Nuk dihet nëse drejtuesit e klubit do të vendosin të rinovojnë me të apo jo, por nësae nuk hidhet firma mbi letër, Inter po mendon për një përforcim në mesfushë.

Zikaltërit po monitorojnë Miguel Crespo, 26-vjeçarin portugez të Fenerbahce. Sipas “Asport”, Inter mund të bëjë një ofertë për portugezin në merkaton e verës./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 12.11.2022 09:22