Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku lënë pas mëritë e vjetra, zbulohet kush i pajtoi aktorët (FOTO LAJM)

Prej rreth një viti, dihej publikisht se Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku nuk i kanë marrëdhëniet mirë më njeri-tjetrin.

Pas hipotezat të një sherri mes tyre, Besi dhe Ermali dolën me akuza publike për njëri-tjetrin.

Por ditën e sotme, përmes një video në Instagramine tij, Ermal Mamaqi ka zbuluar se ka rregulluar marrëdhëniet me Bes Kallakun e madje ndodhen në shoqërinë e njeri-tjetrit.
Por në këtë postim është zbuluar edhe ndërmjetësuesi që është pikërisht Luana Vjollca.

Luana ka nisur programin e saj në Tv Klan “Zemër Luana” ku pjesë e tij është edhe Bes Kallaku. Në të njëjtin televizion shfaqet çdo të hënë edhe Ermal Mamaqi i cili nga komentet zbulon se do të jetë i ftuar këtë të diel në emision e Luanës./albeu.com/