Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, përcolli mesazhin për gratë përballë përfaqësuesve shqiptarë. Në një takim me ministren Olta Xhaçka dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme në vend, Greenfield u shpreh se gratë janë paqja dhe mundësia e vetme për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet. Ajo shtoi se duhet bërë çdo gjë që të çohet para axhenda e grave si dhe theksoi se do të punojnë ngushtë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Duhet të ketë llogaridhënie për dhunën e grave dhe vajzave. Gratë nuk janë viktima pasive por janë të mbijetuara dhe aktive, duhet të shohim se çfarë po ndodh në Iran. Atyre po iu mohon të drejtat, për krimin e vetëm e të qenit grua. Gratë po çmontojnë status-quo-n, gratë sjellin një perspektivë të madhe. Paqja është sinonim i pjesmarrjes së plotë të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.
Duhet të bëjmë çdo gjë për të cuar përpara axhendën e grave. Jemi të gatshëm të punojmë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të cojmë përpara punën e grave. Dua të dëgjoj dhe nga të rinjtë, dua që ta hapim këtë bisedë për të rinjtë dhe ju falenderoj shumë”, u shpreh ajo.
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ka ardhur në Shqipëri një ditë më parë dhe sot është takuar me zyrtarë të ndryshëm./albeu.com