Aksidenti i ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, i mori jetën një prej drejtuesve të mjetit, identifikuar si Fitor Ollomani, 35 vjeç.
Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore Kukës dhe ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe një fëmijë në momentin kur ndodhi përplasja.
Gjithashtu nga aksidenti mbeti i lënduar një pasagjere.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /albeu.com/