Ushqimi i duhur është i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës. Ka ushqime që duhet të përfshihen në dietën e tyre dhe ka nga ato ushqime që jo vetëm nuk kontribuojnë në zhvillimin e fëmijës, por përkundrazi bëjnë dëm. Le të shohim se cilat janë ato:
1. Sallami
Produktet e sallamit kanë shumë nitrate dhe janë lidhur me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë në të ardhmen.
2. Lëngje frutash
Sipas pediatërve, një fëmijë nuk duhet të konsumojë më shumë se 120ml lëng në ditë. Kjo pasi një sasi e madhe e lëngut mund të shkaktojë diarre, dhe nga ana tjetër sepse mund të shkaktojë shtim në peshë.
3. Pije freskuese
Pije freskuese kanë vlerë ushqyese zero. Një kanaçe pije freskuese përmban 7 lugë sheqer që është e barabartë me tre tasa akullore./albeu.com