I braktisur nga familja, gjendet pa shenja jete 65-vjeçari në Durrës

Një 65- vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja është konstatuar rreth orës 12:45., në lagjen nr. 9. Viktima është identifikuar me iniciale A. G., dhe jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 2.11.2022 14:19