Ish-presidenti Donald Trump nuk do të kthehet në Twitter, edhe pse Elon Musk bleu kompaninë e mediave sociale dhe riktheu llogarinë e tij. Trump i tha Fox News se ai do t’i bashkohet zyrtarisht TRUTH Social brenda 7 ditëve të ardhshme, siç ishte planifikuar.
“Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të shëndosha dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit radikalë dhe maniakët që e urrejnë vendin tonë,”-postoi Trump në Truth Social.
Platforma e mediave sociale Trump Media & Technology Group, TRUTH Social, u lancua zyrtarisht muajin e kaluar dhe ka funksionuar nën shërbimet e saj të reja cloud për katër ditë. Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. Tëitter i konsideroi një numër të postimeve të tij të lidhura me protestat e dhunshme si nxitëse.