Raporti mes dy aktorëve të humorit Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori është rikthyer sërish në qendër të mediave rozë.
Kjo pasi në një intervistë për emisionin “Ëhy Not” ky i fundit është shprehur se Ermal Mamaqi është prodhim sere.
“Nëse Beni ecën vetë, Ermali të ka kopjuar ty apo ecën vetë?”, është pyetur ai, teksa u përgjigj duke thënë se “Ermali është prodhim sere”.
Ata u përfolën për një krisje të miqësisë edhe disa vite më parë, kur Laknori u shpreh asokohe se Ermali i vidhte batutat dhe i përdorte ato për të tërhequr audiencë në emision.
Megjithatë po ai vetë i mohoi zërat duke thënë se Ermalin e ka mik dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e një shakaje mes tyre.
“Jo, unë Ermalin e kam vëlla. Ermali e ka filluar pjesën e televizionit pak përpara meje ishte koha që ishin SHBLSH. Edhe gjithmonë unë i thoja Ermalit, ngaqë rrinim bashkë edhe kur e sheh nga televizori të lind ndonjë batutë, dhe i thosha: “Fute këtë këtu, dëgjo vëllain tënd”, u shpreh asokohe aktori.
“Pra ishin vetëm sugjerime miqësore? Sepse nga mediat është interpretuar si vjedhje“, u pyet sërish aktori. “Është spekulim nga mediat, unë i kam thënë Ermalit batuta, por nuk është se i ka vjedhur. Thjesht sugjerime miqësore”, shtoi ai.