Dalin pamjet: Felix kërkoi të ekzekutonte penalltinë, por Carrasco nuk e la!

Finalja (e dhimbshme për Atleticon) në ndeshjen kundër Leverkusen mund të ishte ndryshe. Siç e dini, skuadra madrilene fitoi një penallti me VAR pas përfundimit të ndeshjes, por ata nuk arritën të shënonin dhe u eliminuan nga Champions League.

Pra fakti që Yannick Carrasco gabo i jep akoma më shumë vlerë incidentit të ndodhur para ekzekutimit të penalltisë.

Sepse kamera e Movistar+ regjistroi bisedën mes belgut dhe Joao Felix, në të cilin ky i fundit i kërkoi të godiste atë penallti, por përgjigja që mori ishte negative. /G.D albeu.com/


Shtuar 27.10.2022 17:47