Pas takimit me Ramën, Von der Leyen takim me Presidentin Begaj

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të enjte.

Pasi mbaroi konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen ka shkuar në ambientet e Presidencës ku u takua me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Më herët, gjatë konferencës për shtyp, Von der Leyen bëri me dije planin e BE për përballimin e krizës së energjisë.

Ajo tha se Shqipëria do të ndihmohet me 80 milionë euro në grante si mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore.

Po ashtu, ajo theksoi se BE do të japë 500 milionë Euro në grante për të investuar në energjetikë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.