Meta i përgjigjet Ramës për Vjosën: Korrupsioni nuk e tjetërson dot!

Pas deklaratës së Ramës për ccëshjtjen e Vjosës, Presidenti Ilir Meta është kundërpergjigjur me anë të një postimi në “Facebook”.

Në statusin e tij Meta shprehet se kjo trashëimi naturore kombëtare nuk do të mundet të tjetërsohet nga arroganca, korrupsioni dhe marrëzia.

Në foton e publikuar, presidenti shoqrëhohet nga pjesëtarët e grupit “ Vjosa Rafting Albania”.

Statusi i plotë

Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.

E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! 🇦🇱


Shtuar 25.09.2020 13:13