Zyrat e revistës Charlie Hebdo sërish në shenjestër, dërgohet pakoja misterioze

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në qendër të Parisit.

Një operacion policor po zhvillohet për kapjen e autorëve të dyshuar, njëri prej të cilëve u arrestua afër Bastijes.

Ngjarja ka ndodhur pranë të ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, vendi ku ndodhi sulmi terrorist në janar të vitit 2015 ku mbetën të vrarë 12 persona.

Mediat franceze raportojnë se një pako misterioze i është dërguar stafit botues të redaksisë dhe tashmë po analizohet.

Që prej sulmit tragjik terrorist, adresa e zyrave të satirikes Charlie Hebdo është sekrete. Mediat vendase e kanë cilësuar sulmin si terrorist por ende nuk ka një version zyrtar për këtë.

Ngjarja vjen në një kohë kur një gjyq i profilit të lartë po mbahet për çështjen në fjalë në gjykatën e Parisit.


Shtuar 25.09.2020 11:55