Alibeaj zbulon emrat e kandidatëve të PD për institucionin e Avokatit të Popullit: Kush u votua më shumë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj, ka bërë publik emrat e kandidatëve për institucionin e Avokatit të Popullit. Ai u shpreh se Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj do t’i nënshtrohen procesit të votimit. “Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho.”, u shpreh në fund Alibeaj.

“Në një përzgjedhje të pozicionit të avokatit të popullit kemi pasur edhe një lloj sqime që përmes pozicionit tonë të japim sinjale të forta për mënyrën se si duhet të zgjedhjen drejtuesit e institucioneve më të larta. Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste. Të mos kenë as më të voglën hije dyshimi lidhje me të shkuarën. Në përzgjedhjen tonë i kemi qëndruar edhe kriterit të luajalitetit politik. Njerëzit që kemi analizuar dhe shqyrtuar dokumentacionin, i kemi parë edhe luajalitetin politik. Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në grupin e PD zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho./albeu.com