Kishin mbjellë kanabis në shtëpi, pranga dy vëllezërve nga Bulqiza

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Bulqizë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Specialistët për hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth si rezulat i të cilit u goditën dy raste të tentativës për kultivim.

Njoftimi

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen dy vëllëzër, pasi tentuan të kultivonin bimë narkotike në banesat e tyre.

Specialistët për hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth si rezulat i të cilit u goditën dy raste të tentativës për kultivim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë dy shtetas pasi në banesat e tyre kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike, e konkretisht :

N.S., 58 vjeç, B. S., 46 vjeç, (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.


Shtuar 25.09.2020 06:31