Rikthehet në ekran, Jonida Maliqi zbulon formatin me të cilin do të shfaqet (VIDEO)

Me anë të disa postimeve në “Instastory”, këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka treguar në llogarinë e saj se shumë shpejt do të shfaqet në ekran me një format të ri televiziv. Ajo ka treguar se do të jetë pjesë e ‘Vizion Plus’ me një format i cili do të përmbajë ‘lifestyle’.

Maliqi ka pohuar se për momentin nuk mund të tregojë asgjë më shumë, pasi nuk i lejohet, megjithatë është shumë e lumtur për këtë projekt.

Kujtojmë se Jonida është komentuar shpeshherë për stilin e saj të veçantë dhe shijet që e kanë dalluar nga të tjerët dhe me siguri ky format do ta afrojë edhe më shumë në botën e modës.


Shtuar 25.09.2020 06:31