Elbasani është tronditur këtë mesditë, pasi në banesën e familjes Zhidru, fillimisht nisi një konflikt i ashpër mes çiftit të bashkëshortëve e më pas kryefamiljari, ka qëlluar drejt forcave të Policisë.
“Është situatë e rrezikshme, kur të mbarojmë do japim informacion”, iu tha drejtori i Policisë së Elbasanit gazetarëve duke i kërkuar të largoheshin.
Forcat RENEA janë dislokuar përballë pallatit ku ndodhet banesa e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, duke bërë gati edhe snajperat për ndonjë të papritur.
I moshuari ndodhet i vetëm në banesë, pasi gruaja dhe vajza e tij dolën ne momentin e pare kur ai qelloi ndaj Policise.