Rudina Xhunga gjendet e rrëzuar para Benzit luksoz në mes të Tiranës: Ai mund të të kishte vrarë sot

Gazetarja Rudina Xhunga ka treguar vetë se si është rrëzuar para një makine benz luksoz në mes të Bulevardit në qendër të Tiranës.

Ajo rrëfen se u pengua dhe u rrëzua para një makine që as nuk ndaloi ta ndihmonte, por shton se ajo që ka më shumë rëndësi është se shumë njerëz të tjerë të mirë e ndihmuan.

Postimi i plotë:

“Dje ne Bulevard u pengova. Po vrapoja per te kapur sekondat e fundit te semaforit jeshil dhe nuk pashe hekurin e verdhe qe ndante korsine e bicikletave. Pengesa me bllokoi kembet dhe rashe, para nje makine. Nuk kuptova cfare ndodhi, po kalimtaret perreth bertiten, ndaluan makinat e tjera dhe nje vajze me ndihmoi te cohem. Pastaj nje zoteri m’u prezantua si mjek, me uli, ne borduren e Rognerit dhe me kontrolloi per shembje, thyerje nga renia. Dhe ne fund me dha targen e makines, para se ciles rashe. Gjeje, -tha kujt i perket. -Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashe kur u pengove dhe e gjitha qe me sekonda. Ai mund te te kishte vrare sot. Ishte benz luksoz. Targa AA200XJ. I thashe faleminderit! Por me mire se te gjej pronarin e atij benzi, kesaj dite do i mbaj mend fytyren gjithe merak te vajzes qe me dha doren te cohem , kalimtaret qe u mblodhen pa me njohur dhe bertiten te ndalonin makinat, mjekun qe mbajti kembet, shenoi targen dhe me dha ndihmen e pare. Tirana eshte plot njerez te mire dhe jeta eshte shume cmuar te te ike, sa hap e mbyll syte. Nuk duhet lene ne meshire te benzave. Si ky qe per pak me mori jeten, per pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga)