Bilanci i COVID-19, 18 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin nga COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 18 raste të reja me koronvirus, ku fatmirësisht nuk ka asnjë person që ka ndërruar jetë.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftim I MSH:

Ajo ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,992,297
Raste pozitive 331,573
Raste të shëruara 327,738
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 11
Berat 8
Gjirokastër 9

Shkodër 5
Elbasan 7
Durrës 8
Dibër 3


Shtuar 20.10.2022 17:16