I njohur me dy emra, kush është shoku i Shullazit që i trokiti në derë OFL

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar.

Shtetasit Lutfi Enver Shabanit me banim në Durrës, i kërkohet që brenda 48 orëve të deklarojë burimin e pasurive të tij.

Shabani njihet në Durrës si “Ben Çami” , ndërsa në vitin 2016 është arrestuar duke trafikuar 570 kg hashash.

Ai njihet edhe si Artan Shabani, ndërsa rezulton i dënuar dy herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Shabani njihet gjithashtu edhe si mik i Emiljano Shullazit, aktualisht në burg.

Njoftimi

Struktura e Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të, nenit 18, pika datë 31.01.2020,” Per Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”. KËRKOJ:1, të Aktit Normativ Nr. 1,

Shtetasi Lutfi Enver SHABANI, me banim në Rajonin Nr.5 qyteti – Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48-orësh, një deklaratë në lidhje me:

a) burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;
b) shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesat të ligjshëm që ardhurave në raste
gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi; c) sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin shitblerje);

d) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronar ose është në përdorim të të tretëve apo këta e) të ardhurat e ligjshme vjetore; përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër:) çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë. 2. Për mos zbatim të kërkesës brenda 48 orëve, Ju njoftojmë se do të zbatohen kërkesat e pikës 2, të nenit 18, të Aktit Normativ Nr.1,datë 31.01.2020 Për Masat Parandaluese në kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”, në të cilin përcaktohet se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, i referon prokurorit, në mënyrë të arsyetuar, çështjen sipas pikës 1, si dhe i kërkon paraqitjen në gjykatë të kërkesës për marrjen e masës së sekuestros”.
Dokumentacioni i paraqitur nga ana Juaj, së bashku me këtë kërkesë do t’i dërgohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim. Shënim: Dokumentet e paraqitura në lidhje me justifikimin e pasurisë, duhet të jenë origjinale ose kopje të njehsuara me origjinalin”, thuhet në shkresën e OFL.


Shtuar 23.09.2020 10:21