NATO-ja gati planin për bllokimin e dronëve iranianë mbi territorin ukrainas

NATO së shpejti do të furnizojë Ukrainën me sisteme për të bllokuar dronët ushtarakë, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp pas takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare.

Sipas BBC, NATO-ja do t’i dorëzojë Ukrainës pajisje që do t’ua bllokojë sinjalin dronëve të Iranit, që po përdorën nga trupat ruse.

“NATO-ja së shpejti do t’i dorëzojë Ukrainës pajisje për të kundërshtuar mjetet ajrore pa pilot me qindra pajisje për bllokimin e sinjalit të dronit, të cilat do të jenë në gjendje të ndihmojnë në mosefektivitetin e dronëve të prodhuar nga Rusia dhe Irani, si dhe të mbrojnë popullin ukrainas dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Përveç kësaj, sipas tij, NATO ka vendosur të rrisë stoqet e veta të pajisjeve dhe armëve, “në mënyrë që të përshpejtojë mundësitë e furnizimit në Ukrainë. Ndryshe janë bërë shtatë muaj që kur ka nisur konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës.


Shtuar 13.10.2022 20:10