Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një fotografi ku bashkë me bashkëshorten, Lindën dhe të voglin Zaho qëndrojnë pranë Papa Franceskut.
Kjo foto, është shkëputur nga takimi i 6 viteve më parë më 21 shtator 2014. Rama ka kujtuar takimin së bashku me fjalët e Atit të Shenjtë:
“Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira”.
– Papa Françesku
(6 vite nga vizita e Papës në Shqipëri, 21 shtator 2014)