Almeda i dhuron bashkëshortit kujtimin e vyer nga babai: Tani e ka Tolgahan (VIDEO)

Aktorja dhe modelja e njohur, Almeda Abazi, e cila ja ka arritur të ngjitet në majat e suksesit të saj në Turqi ka qenë në një lidhje ‘live’ në “Special Edition by Arjola Shehu”. Almeda ka folur për jetën e saj dhe nuk ka lënë pa rrëfyer një nga ngjarjet më të trishta të jetës. Kur ishte vetëm 16 vjeç, Almeda humbi babain e saj.

“Gjithmonë, unë gjithmonë asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan ,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq. Nuk do doja asnjë gjë tjetër. Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë. Ka qenë një traum për ne, për mua dhe motrën time pasi edhe ajo ishte shumë e vogël, por më shumë ja kam ndjerë mungesën gjatë lindjes”, u shpreh Abazi. Më pas moderatorja e pyeti nëse zëvendësohet ndonjëherë mungesa e babait.

“Jo nuk zvendësohet, asnjëherë. Në fakt është kjo, këtë gjë e kam vënë re pasi linda Efehan, para një viti kur flisja për babin Almedës i mbusheshin sytë me lot mbas lindjes së djalit, Efehan ka plotësuar atë pjesë. Mbas Efehan pranova ikjen e babit, pranova që babi nuk është më. Efehan plotëson atë boshëllëkun”, shtoi Almeda.

Gjithashtu modelja shqiptare rrëfeu edhe një detaj të veçantë. Ajo ka treguar se unazën e babait ia ka dhuruar bashkëshortit të saj.

“Është unaza e babit që e mbante gjithmonë tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në varse”.


Shtuar 21.09.2020 08:53