Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kifisos të Greqisë.
Sipas medieve helene, një burrë ende i paidentifikuar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga një urë, pasi i vuri flakën vetes.
Mësohet se burri rreth të 40-ave po lëvizte me makinë, ndërsa ka ndaluar dhe i ka vënë flakën vetes. Menjëherë pas këtij momenti është hedhur nga lartësia prej 20 metrash. Policia ka nisur nga hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të gjetur të dhënat e tij personale apo për të kontaktuar të afërmit.
Zona është rrethuar nga forcat policore ndërsa pritet të nxirret nga lumi trupi i pajetë.