“Po trembin gjyqtarët”, Ambasadorja e SHBA e ashpër: Jemi në dijeni të këtyre përpjekjeve për të zvarritur Shqipërinë në të shkuarën

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter është shprehur se është në dijeni se ka tentativa për të joshur dhe frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.

Më tej në postim ajo është shprehur se duhen thyer zakonte e vjetra të korrupsionit dhe duhet ecur përpara me reformën në drejtësi, të cilën SHBA e mbështet.

“Jemi në dijeni të më shumë përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët & prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në pandëshkueshmërinë për të fuqishmit – dmth, për të zvarritur Shqipërinë pas në të kaluarën…

Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend…

Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 12:00