Vrau bashkëfshatarin për gjakmarrje, ja me sa vite dënohet 17-vjeçari Florian Përvathi

Gjykata e Lezhës dënoni të hënën  me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

I riu u gjet fajtor për veprat penale  “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur më 24 janar në fshatin Manat. Duket se gjithçka e kishte planifikuar. 17-vjeçari i armatosur ka shkuar në shtëpinë e të vëllait të viktimës, i cili i kishte vrarë të atin. Ai e ka pritur 65-vjeçarin dhe në momentin që ky i fundit ka zbritur nga makina e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deklarata e 17-vjeçarit pas vrasjes

Autori, pas vrasjes, është dorëzuar në polici, dhe ka pranuar krimin. Në dëshminë e tij, 17-vjeçari ka pranuar se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë. 17-vjeçari nuk ka treguar kush e dërgoi në komisariat pasi kreu vrasjen, ndërsa do të rimerret sërish në pyetje në prani të psikologëve, pasi gjendja e tij është tepër e rënduar. Ai u shpreh se pistoletën me mulli e kishte qysh prej një viti.

Çfarë ka ndodhur në 2009?

Në vitin 2009, Gjon Përvathi (babai i 17-vjeçarit)  ishte vrarë nga vëllai i Lekë Lekgjonajt (viktima e djeshme), Ndue Lekgjonaj. Pas vrasjes, Ndue Lekgjonaj u arrestua dhe kreu dënimin për vrasje duke dalë së fundmi nga burgu. Ai nuk u kthye më në fshatin Manati duke iu trembur hakmarrjes nga familja e Përvathit. Por, tragjedia i ndodhi vëllait të tij. Floriani, aso kohe ka qenë shumë i vogël dhe pas humbjes së babai, humbi dhe nënën, e cila u vetëhelmua. Duke humbur të dy prindërit në një kohë shumë të shkurtër, ai u rrit me synimin për të marrë hakun e babait ndaj fisit Lekgjonaj për të vënë në vend drejtësinë e munguar./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 08:11