EURO 2024/ Rumania nuk njeh Kosovën si shtet, ish-ministri rumun: Më mirë humbasim 3-0!

Ditën e dielë është hedhur shorti i EURO 2024, ku Kosova është shortuar në grupin I me skuadra si Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Andora dhe Rumania.

Pikërisht kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet, teksa së fundmi ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu, është shprehur se Rumania nuk duhet të luajë kundër Kosovës.

“Kosova nuk është e pranuar nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetin tonë, Rumaninë. Ne asnjëherë nuk kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet tani është që Federata jonë e futbollit, të diskutojë me shtetet tjera që kanë pozicion të njëjtë si Rumania dhe së bashku të gjejnë një rrugë që nuk do të shkatërronte gjithë sistemin dhe nuk do të shpërfillnin gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë.

Duhet të gjejë një zgjidhje Federata Rumune e Futbollit. Nëse jo, më mirë të humbasim me shifrat 3-0 me Kosovën në tavolinë”, tha Melescanu.

Ndërkohë sipas raportimeve të mediave në Rumani, kjo Kombëtare do të rrezikonte edhe përjashtimin nga UEFA përpos humbjes së 6 pikëve në tavolinë me Kosovën nëse nuk do të pranojnë që të luajnë me ta. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.10.2022 08:06