Carlo Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por shumë zëra të autorizuar brenda klubit theksojnë se pas këtij sezoni, trajneri italian mund të lirojë vendin për një trajner të ri.
Edhe pse është folur për Raul dhe gjithashtu për djalin e Ancelottit, Perez dhe Jose Angel Sanches kanë një tjetër emër në axhendën e tyre, Thomas Tuchel.
Ish-tekniku i Dortmundit, PSG dhe Chelsea është alternativa që pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e “Los Blancos”./albeu.com