Nëse ka dy qytete që kryesojnë për frymëzim stili janë Milano dhe Londra. Vajzat britanike historikisht kanë treguar se kanë shije të veçantë në mënyrën sesi kombinohen për të dalë në rrugët e qytetit. Jo më kot, Londra njihet si shtëpia e rebelimit të modës pasi stilet e ndryshme takojnë dhe miksohen me njëra-tjetrën duke thyer edhe “rregulla” të pashkruara të saj.
Stili i vjeshtës nuk bën përjashtim. Çfarë po veshin londinezet më shumë këtë periudhë?